Koncepti

Projekti IATP do të ketë 55 sera hidroponike në të gjithë Kosovën. Njëra nga 6 Serrat e para Hidroponike të fazës pilot do të vendoset në Kamenicë. Çdo Serë Hidroponike do të ketë 82 punonjës gjatë gjithë vitit.

Sfidat & Zgjidhjet

Metodat e rritjes do të jenë kryesisht NFT dhe Cocopeat, por edhe në disa serra akuaponike (kulturë dhe peshqi). Metodat e instalimit vertikal ose horizontal do të përcaktohen sipas madhësisë së tokës dhe nevojave të kapacitetit prodhues. Zona e rritjes së secilës serë me 8 sektorë do të jetë 54.800 m2.

Sfidat:

Bujqësia është e lidhur me ndër gjërat kryesore të jetës si: çështjet e urisë, sigurisë ushqimore dhe mjedisit. Ndërsa popullsia jonë globale rritet, kërkesa për ushqim rritet me të. Sistemet moderne të ushqimit të dominuara nga bujqësia industriale nuk janë të pajisura mirë për të përmbushur kërkesën globale për ushqim.

Zgjidhjet:

Në ditët e sotme, për të arritur vetë-mjaftueshmërinë në ushqim, hidroponika ofron zgjidhjen më efektive. Si teknollogji eviton të gjihta efektet negative të cilat sot përdoren shumë në kultivimin e produkteve ushqimore.
  • Klienti

    : Kamenicë
  • Filon me

    : Nëntor,2021
  • Përfundon me

    : Mars, 2022
  • Lokacioni

    : Kamenicë,Kosovë
  • Vlerësim

    :